Ndryshimi i klimës po vazhdon pa u ndalur, pavarësisht ngadalësimit ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, paralajmëroi sot OKB në një raport të ri.
Raporti “Së Bashku për Shkencën” 2020, i përpiluar nga OKB, Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) dhe grupe të tjera globale të shkencës, ofron një pamje të gjendjes së klimës globale.
“Ky raport është katalogu i një krize klimatike, që po përkeqësohet nga ora në orë”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.
Studimi tregoi se emetimet e gazrave serrë janë afër niveleve parapandemike, pas një rënieje të përkohshme të shkaktuar nga bllokimet globale.