Kështu vlerëson Komiteti Shkencor i Kombeve të Bashkuara për Efektet e Rrezatimit Atomik në raportin e publikuar me rastin e 32-vjetorit të fatkeqësisë.
Sipas këtij Komiteti, rreth 20,000 raste me kancer në tiroide janë regjistruar nga vitit 1991 deri më 2015 në mesin e njerëzve që kanë qenë nën 18 vjeç në vitin 1986.
Komiteti tani vlerëson se një në katër prej këtyre rasteve i atribuohet ekspozimit ndaj rrezatimit.
“Kanceri i tiroides është një problem i madh pas aksidentit të Çernobilit dhe ka nevojë për hetime të mëtejshme për të kuptuar më mirë pasojat afatgjata”, tha Hans Vanmarcke, nga Komiteti Shkencor i Kombeve të Bashkuara për Efektet e Rrezatimit Atomik.
Shpërthimi në uzinën bërthamore në Çernobil ka ndodhur më 26 prill të vitit 1986, duke përhapur re radioaktive mbi pjesë të mëdha të Bjellorusisë, Ukrainës dhe Rusisë.
Afro 8.4 milionë njerëz në këto zona janë ekspozuar ndaj rrezatimit.