Siria ka krijuar nivele të paprecedentë me zhvendosjen e popullatës që nuk janë parë gjatë një konflikti shtatëvjeçar me më shumë se një milionë njerëz të detyruar të ikin, thuhet në një raport të OKB-së të publikuar të mërkurën.
Raporti 24 faqësh i Komisionit të Hetimeve të OKB-së, që do të prezantohet në para Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë më 17 shtator, e detajoi përvojën e hidhur që shumë sirianë kanë hasur gjatë gjashtë muajve të fundit.
“Derisa forcat pro-qeveritare rimorën pjesë të mëdha të territorit nga grupet e armatosura dhe organizatat terroriste, mbi një milionë burra sirianë, gra dhe fëmijë u zhvendosen dhe tani jetojnë në kushte të vështrira” thotë raporti i OKB-së.
Raporti bëri të ditur se luftëtarët në terren nuk arritën të ndërmarrin ndonjë veprim për të mbrojtur civilët, raporton Al Jazeera.
“Është krejtësisht e pafalshme që asnjë anë në këtë konflikt të mos respektojë detyrimet e tyre ndaj civilëve që u zhvendosën nga operacionet e tyre ushtarake”, ka thënë kryesuesi i komisionit Paulo Pinheiro.