OKB: Të rriten ndihmat në Mianmar

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 15:26 | Nga

Refugjatët myslimanë të strehuar në Bangladesh, të cilët kanë ikur nga “krimet e pa imagjinueshme” në Mianmar, po ballafaqohen me vështirësi dhe përkeqësim të rrethanave, nëse nuk ka ndihma, ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatë.

Paralajmërimi ka ardhur kur forcat qeveritare të Mianmarit kanë gjetur trupat e 17 personave hindu, të cilët dyshohen se janë vrarë nga myslimanët muajin e kaluar.

Komisioneri i lartë për refugjatët në OKB, Filippo Grandi ka thënë në një konferencë se “zgjidhjet për këtë krizë janë në Mianmari”.

Deri atëherë, bota duhet të ndihmojë refugjatët “e traumatizuar rëndë” që po përballen me vështirësi, të cilët ai i kishte vizituar gjatë fundjavës në një kamp në verilindje të Bangladeshit.

Dhuna në Minamarin perëndimorë, në shtetin e Rakhines dhe eksodi i refugjatëve është kriza më e madhe që ka pasur qeveria e Nobelistes Aung San Suu Kyi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme