OKB: IS-i vrau mbi 230 civilë që iknin nga Mosuli

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 15:06 | Nga

Kombet e Bashkuara thanë se kanë pranuar raporte të besueshme që tregojnë se grupi militant Shteti Islamik ka vrarë mbi 230 civilë irakianë, gjatë përpjekjeve të tyre për të ikur nga luftimet në qytetin Mosul.

Në deklaratën e lëshuar të enjten, Zyra e të Drejtave të Njeriut e OKB-së tha se së paku 204 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë qëlluar dhe vrarë për tre ditë të javës së kaluar.

Sipas OKB-së, civilët kanë bërë përpjekje të ikin nga lagjja Al-Shifa në perëndim të Mosulit, pas intensifikimit të luftimeve midis luftëtarëve të Shtetit Islamik dhe forcave pro-qeveritare.

Forcat irakiane, me mbështetjen e një koalicioni shumëkombësh, kanë nisur ofensivën për rikthimin e Mosulit qysh në muajin tetor.

Që atëherë, ata kanë rimarrë kontrollin e pjesës lindore të qytetit, ndërsa vazhdojnë betejën për anën perëndimore.

Mosuli ka rënë nën kontrollin e militantëve në verë të vitit 2014.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme