Nënkryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Vjosa Osmani ka ngritur karrierën duke u marrë me dy figura politike në Kosovë,
Krasniqi ka thënë se Osmani po t’i hiqen Thaçi dhe Osmani ajo mbetet pa oksigjen dhe s’ka me kë të merret, pra mbetet pa vëmendje në skenën politike.
“Vjosa Osmanit hiqja Hashim Thaçin në njërën anë dhe njërën anë Isa Mustafën ajo mbetet pa oksigjen, duhet me furnizu me oksigjen, s’ka me çka merret pastaj, mbetet pa vëmendje në skenën politike”, tha Krasniqi në RTV Dukagjini.
Krasniqi tha se kjo kjo ngritje e Osmanit është bërë duke u marrë me Thaçin e Mustafën.
Kujtojmë se Vjosa Osmani shquhet si kritike e madhe e Presidentit Hashim Thaçit dhe shefit të saj, Isa Mustafës.