Gazetari Parim Olluri ka komentuar 3 mujorin e Qeverisë Kurti dhe deklaratat e disa prej ministrave të kësaj qeverie që nxitën reagime të mëdha.
Olluri në Pressing të T7 ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie. Ai shtoi se në Qeverinë Kurti shihet një urrejtje për UÇK-në.
“Ministrja Gërvalla është fytyra e vërtetë e Qeverisë Kurti. Në të kaluarën ka shprehur elemtentet anti-UÇK dhe po i përsërit edhe tani nga pozita e ministres”, tha Olluri.
Tutje ai ka thënë se deklarata e ministres Gërvalla ku thotë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, është deklaratë e papjekur.
“Është deklaratë totalisht e papjekur, këtë nuk e ka thënë asnjë ministër i Serbisë kurrë, dhe të thuhet nga ministrja e Jashtme e Kosovçs. Për mua ka qenë e pabesuseshme kur e kam parë. Ka elemente anti-UÇK në Qeverinë Kurti. Puna e parë e kësaj qeverie ka qenë shpenzimet që i kanë mbrojtja e krerëve të UÇK në Hagë. Kjo është nonsens, tregon një lloj urrejtje të njerëzve brenda kësaj qeverie, për UÇK-në”, ka thënë Olluri.