Olluri: Në Kosovë kryhen të gjitha operacionet vaskulare

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 09:35 | Nga

Elmi Olluri, kirurg vaskular dhe drejtor i Klinikës Vaskulare në QKUK tha se në Kosovë kryhen të gjitha operacionet vaskulare.

“Vetëm 9 pacientë kanë kërkuar ndihmë jashtë vendit. Tani të gjitha operacionet që kryhen në rajon, mund të kryhen në edhe Kosovë”, tha Olluri, në RTK.

Sipas tij, problemet më të mëdha të Kirurgjisë Vaskulare, janë një mungese e një salle dhe pajisjet.

Ai bëri me dije se është duke pritur përkrahje nga institucionet.

Olluri vlerësoi se ka individë të caktuar që flasin vetëm për përfitime të tyre duke dëmtuar shërbimet publike.

Sipas tij, ka raste kur pacientë janë operuar në Klinikat e Maqedonisë pa pasur nevojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme