Omer dënohet me burgim të përjetshëm?

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 10:03 | Nga

Engin Akyürek do të rikthehet në ekran me një serial të ri televiziv. Aktori i njohur për rolin e Omerit në serialin “Diamante dhe dashuri”, ka nisur punën për filmin e ri To Death (Ölene Kadar). Producente e serialit është shtëpia e produksionit Tims Production, me drejtor Umur Turagay, dhe skenarist Elif Usman Ergüden. Kasti do të ketë emra të tjerë të njohur siҫ janë: Engin Akyürek, Fahriye Evcen, Sarp Levendoğlu, Gülcan Arslan, Ragıp Savaş dhe Tansu Biçer.
Trailer-i i parë i filmit është publikuar disa ditë më parë me moton: shpresa ose ndërgjegjja e vrasin njeriun në këtë jetë.

Drama e re turke do të fillojë transmetimet në muajin janar të 2017-ës nga platforma ATV, e cila ka edhe të drejtat ekskluzive të transmetimit.

Historia: Daghan (Engin Akyurek) është një mjek, që megjithëse përpiqet për të treguar aftësitë dhe profesionalizmin e tij, e gjen veten në burg. E humb shpresën, humb të ardhmen, të dashurën e tij dhe ditët më të bukura të jetës për shkak të një krimi që nuk e ka kryer kurrë. Por është dënuar me burgim të përjetshëm…

Nga ana tjetër, Selvi (Fahriye Evcen) është një avokate ambicioze, e cila ka bërë një transplant zemre kur ka qenë fëmijë. Ajo do të luftojë për ta shpëtuar Dağhan nga burgimi i përjetshëm. Fatet e të dy personazheve do të bashkohen në një pikë.

Sistemi i drejtësisë pëson një goditje të fortë nga dënimi i një të pafajshmi. Dhe duhet një kosto mjaft e lartë për të shlyer vitet e humbura për shkak të padrejtësisë.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme