Spitalet në Holandë po përgatiten për një rritje të numrit të shtrimeve pasi instituti shtetëror shëndetësor njoftoi të martën se Omicron është kthyer në një variant dominues në vend.Varianti Omicron përbën mbi gjysmën e të gjitha rasteve të koronavirusit, sipas RIVM.
Sidoqoftë, instituti tha se kishte shpresë se një masë izolimi i vendosur në mbarë vendin më 19 dhjetor do të ndihmojë në kufizimin e presionit në sistemin e kujdesit shëndetësor”.
Masat e reja kanë çuar në një rënie të numrit të shtrimeve javore në spitale, të cilat ishin ulur me rreth një të katërtën, në mbi 1000 javën e kaluar.
Përhapja e shpejtë e variantit Omicron kërcënon t’i japë fund trendit pozitiv, paralajmëroi RIVM. Masa e izolimit fillimisht është caktuar të zgjasë deri më 14 janar.