OMK: Jemi të përkushtuar të shqyrtojmë çdo shkelje të etikës

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Oda e Mjekëve të Kosovës ka thënë se është përkushtuar që përmes organeve të saj kompetente të shqyrtojë çdo shkelje të etikës lidhur me rastet e raportuara lidhur me hetimet penale që janë duke u zhvilluar ndaj rastit të ndërprerjes së kundërligjshme, dhe rastit tjetër që ishte raportuar lidhur me keqsjelljen të mjekut ndaj pacientes.

” Prokuroria e Odës së Mjekëve të Kosovës ka nxjerrë vendim për fillimin e hetimeve lidhur me shkeljet e supozuara etike të cilat janë kryer nga ana e dy mjekëve që janë përfshirë në raste që përbëjnë dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit kanë vepruar në kundërshtim me Kodin Etik dhe të Deontologjisë Mjekësore”.

“Me këtë rast, Prokuroria e Odës i ka dërguar vendimet mbi fillimin e hetimeve të të dy rasteve institucioneve publike duke përfshirë Prokuroritë kompetente, Bordin e Përgjithshëm të ShSKUK-së, Spitalit të Prizrenit, Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe Inspektoratit Shëndetësor, për t’i njoftuar lidhur me fillimin e hetimit në kuadër të kompetencës së mbikëqyrjes etike dhe profesionale”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga OMK-js

Sipas tyre për këtë rast nga institucionet gjegjëse është kërkuar që të ofrojnë çfarëdo të dhëne apo prove materiale që do të ndihmonte procedurën e shqyrtimit të etikës profesionale të mjekëve, njofton Klan Kosova.

“OMK-ja është e përkushtuar që përmes organeve të saj kompetente të shqyrtojë çdo shkelje të etikës profesionale, në mënyrë që të mbrohen interesat profesionale të mjekëve dhe të mbrohen të drejtat e pacientëve në raportet reciproke”, shkruhet më tej në komunikatën e OMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme