Opcioni i zgjedhjeve është “ON”, kanë vendosur ata që po kërkojnë Asociacionin

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 22:54 | Nga Shenoll Muharremi

Shkurt:

  1. Albin Kurti nuk i shkarkon njerëzit e vet me ndikim (ministrat, ambasadore apo MPs). Njëherë e ka shkarkuar një këshilltar te vet. Nuk pritet me shkarku Mimozën;
  2. Loja është e qartë, opsioni i zgjedhjeve është ON. Tash nuk po e pranojnë as me i plotësu 3 kushtet. Zbatimi i Asociacionit është kryesori. Kjo s’po bëhet. Po blehet kohe me krijim të krizave të reja. Qata që po kërkojnë asociacionin, që janë të gjithë jashtë e brenda pos VV, kanë vendosë me shku në zgjedhje të parakohshme;
  3. Zgjedhjet nuk kanë me zgjidhë shumë gjendjen. Kanë me ndëshku Kurtin. Ai nuk besoj që më ndonjëherë bëhet Kryeministër i Kosovës. Me shumë gjasë kemi me pasur një krizë institucionale, ka me u vonu krijimi i qeverisë së re;
  4. Opozita nuk është gati, por nuk është me rëndësi më, se dëmi me gjendjen aktuale mundet me qenë më i lartë sipas disa akterëve me ndikim. Opozita ka me u “shty” me njëra tjetrin me javë e muaj me nda “kulaqin” e qeverisë, pas shumë javëve e muajve paqartësie pas zgjedhjeve, se VV ska me pas mundësi me kriju qeveri edhe nëse fiton zgjedhjet, del e para;
  5. Befasia ime më e madhe është sesi dy partitë opozitare spo kanë kurajo dhe guxim e as vizion me e kriju një partneritet tani por po kalkulojnë. Po frigohen, spo lëvizin. Sikurse dy partitë të miren vesh, nesër mengjez kishte pasur qartësi dhe kishim shmangur krizat potenciale institucionale pas zgjedhjeve potenciale. Dy partitë nuk i kanë përfunduar reformat e brendshme dhe janë të pabashkuara nga brenda;

Kështuqë duket se kemi një situatë të komplikuar që do mund të komplikohet edhe më shumë. Por duket sikurse vendimet janë ndërmarrë tashmë. “Treni ka ikur”.

Të ngjashme