Operacion i madh policor në Vushtrri, arrestohen katër persona

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Një operacion policor është duke ndodhur në tri lokacione në Vushtrri. Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë njoftuar se në këtë operacion janë arrestuar tre persona, nën dyshimin, detyrim, lëndim i lehtë trupor e arratisje të personave të privuar nga liria, shkruan Ekonomia Online.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër (4) personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri (3) lokacione, dy (2) në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një (1) lokacioni në qytetin e Vushtrrisë. Nga ky operacion policor janë arrestuar tre (3) persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“”, thuhet në komunikatën duke treguar se me vendim të prokurorit, katër (4) të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar.

Të ngjashme