Operacionet e kërkim-shpëtimit përfundojnë në Kramatorsk, numri i të vdekurve arrin në 12

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 08:53 | Nga Ekonomia Online

Numri i të vdekurve nga sulmi me raketa ruse të martën në një zonë të ngarkuar të qytetit lindor të Ukrainës, Kramatorsk, është rritur në 12, thanë zyrtarët ukrainas të enjten.

Operacionet e kërkim-shpëtimit mes rrënojave kanë përfunduar që nga mëngjesi i së enjtes, tha Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Tre fëmijë ishin në mesin e 12 personave që vdiqën, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Raketat godtën një qendër të njohur të qytetit të mbushur me restorante, biznese dhe ndërtesa apartamentesh.

Njoftimet e së enjtes erdhën një ditë pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se policia arrestoi një person të dyshuar për koordinimin e sulmit vdekjeprurës.

Të ngjashme