Pas pezullimit të punimeve të projektit të kanalizimit në Gllobar, të ardhur nga menaxheri i kontratës i cili së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Idriz Hysenaj, kishin dyshuar se cilësia e gypit të kanalizimit nuk i plotësonte kushtet e kërkuara në punët e kontraktuara nga ana e operatorit ekonomik.
Komuna e Drenasit njofton se operatori ekonomik ka filluar t’i largojë gypat e cilësisë së dobët, duke i zëvendësuar ata me gypa sipas paramasës dhe konform normave teknike.
“Komuna e Drenasit do të vazhdojë t’i kontrolloj punimet në të gjitha projektet që janë duke u punuar dhe që do të punohen në vazhdimësi”, thuhet në njoftim.