Evertoni ka konfirmuar se futbollisti Andre Gomes i është nënshtruar një operimi në këmbën e thyer, pas lëndimit të rëndë që pësoi të dielën në përballjen me Tottenhamit në Premier Ligë.
Sipas klubit anglez, operimi ka shkuar shumë mirë.
Portugezi, që pësoi lëndimin e rëndë, do të qëndrojë për një kohë rikuperimi në spital, para rikthimit në klub për rehabilitim, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të Evertonit.
Klubi po ashtu ka thënë se 26-vjeçari do të kryejë rikuperimin e plotë.Koha.Net.