Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, sot ka pasur një ditë të vështirë.
Rita siç duket ka pësuar një aksident me ç’rast ka lënduar këmbën. Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja duke e postuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”.
Në foto shihet se këmba e saj është e lidhur. Ajo ka shkruar se ka pasur një operim, duke mos treguar detaje të tjera.
Kënga e saj e fundit është “Your Song” e cila po arrinë suksese të njëpasnjëshme në toplistat muzikore.