Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për zgjedhjet e 30 qershorit.
Përmes kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, zyrtarisht opozita ka kundërshtuar 30 qershorin, me kërkesë konstatimin e tyre si zgjedhje të paligjshme dhe anti-kushtetuese.
Vetë kryebashkiakja e Shkodrës u shpreh se shpreson që Kushtetuesja të ngrihet sa më parë në funksion, në mënyrë që t’i jepet fund një palë zgjedhjeve që ishin një farsë si ato të 30 qershorit.
Një tjetër kërkesë e depozituar në dosjen për ilegjitimitetin e 30 qershorit është dhe ajo që ka të bëjë me regjistrimin e partisë DBindja Demokratike, që sipas opozitës është bërë në shkelje të ligjit.
Ademi: Kemi referuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën me objekt konstatimin antikushtetues të procesit zgjedhor të zhvilluar me 30 qershor. Objekti i dytë ka lidhje me cerifikimin e kushtetutshmërisë të veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike lidhur me regjistrimin e saj në zgjedhjet e 30 qershorit me argumentat që tashmë dihen. Dekreti i Presidentit duhej të merrej në konsideratë. Shpresojmë që në momentin e parë që Gjykata Kushtetuese të jetë në punë dhe të funksionojë të mund të fillojë menjëherë gjykimin e një çështje me rëndësi.
“Shpresojmë që gjykata të marrë sa më shpejt në shqyrtim këtë çështje… ne po veprojmë në mënyrë institucionale. Të gjithë kryetarët e bashkive apo subjektet e interesuara kemi bërë atë që ne kemi gjykuar që është e drejtë”.