Krerët e grupeve të PD e LSI kallëzuan në Prokurori, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për kërcënim ndaj oficerit të policisë Emiliano Nuhu.
Spaho foli për mediat menjëherë pas depozitimit të kallëzimit në Prokurori, duke thënë se me deklaratën e dhënë para pak ditësh mbi Kryeministrin Rama rëndojnë 3 vepra penale, për të cilat Spaho thotë se këto shkelje dënohen nga 2 deri në 4 vjet burg, përcjell Insajderi.
“Rama kërcënoi oficerin Nuhu, me këtë deklarim publik, kryeministri ka kërcënuar komisarin në kushtet e të qenurit në punë. Ka ndërhyrë në hetim, duke e paracaktuar hetimin. Ai nëpërmjet këtij deklarimi ka ndërhyrë në hetim. Mbi Ramën rëndojnë 3 vepra penale, kanosje për shkak të detyrës, veprime për fshehjen e së vërtetës, dhe kanosjes për të mos kallëzuar. Këto shkelje dënohem me 2 deri në 4 vite burg.