Dy partitë opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë kërkuar sqarime nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, në lidhje me procesin e njohjeve të reja, raporton Ekonomia Online.
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, nëse pritet të ketë njohje të reja pas njohjes së fundit nga Izraeli.
“Është bërë një vit që Kosova ka arritur njohje me Izraelin, sa keni punuar në këtë drejtim, a pritet të kemi njohje të re. Kur do e dërgoni ambasadorin në Izrael”, tha Haxhiu.
Ndërsa deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kërkoi të di se në sa Organizata ka aplikuar Kosova për anëtarësim pas përfundimit të moratoriumit.
“Marrëveshja e zotimeve në Washington. Kosova do të bashkohet që të zbatojë moratorium. Ky afat ka përfunduar në shtator. Pas kalimit të këtij afati në sa organizata ka aplikuar për anëtarësim dhe cilat janë ato. Ne jemi akuzuar për tradhti kombëtare për këtë çështje. Në cilat organizata planifikoni të anëtarësoheni”, pyeti Selmanaj.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se çështja e njohjeve të reja ka ngecur, duke thënë se kjo ka ndodhur për vite të tëra.
Ajo tha se janë duke punuar në këtë drejtim dhe se aplikimi për anëtarësim në organizata të ndryshme do të ndodhë kur të sigurohen votat e mjaftueshme.
“Interesimi është i madh rreth kësaj çështje. Është bërë një vit nga njohja e fundit. Do të kemi thellim të marrëdhënieve me Izraelin. Ka ngecur çështja e njohjeve jo vetëm këtë vit por edhe viteve paraprake. Ne po punojmë në mënyrë të vazhdueshme për njohje të reja. Në kuadër të vizitës në Izrael do të bisedojë me kolegun tim dhe do të shikojmë se cila është mënyra më e mirë gjatë viteve të ardhshme”.
“Sa i përket moratoriumit nga biseda të ndryshme me kolegë ministra nga shtete mosnjohëse është e qartë që Serbia nuk e ka ndalur fushatën për çnjohje. Qeveria ka strategji të asaj se cilat organizata t’i adresojmë. Çështja e zotimit në Washington është fakt. Tjetër është si mund ta korrigjojmë këtë fakt. Ne do të aplikojmë kur i kemi votat në organizmat që i kemi të rëndësishme”.