Opozita e quan politik buxhetin e MMPHI-së, Aliu thotë se janë koncentruar në projekte të rëndësishme

Prishtinë | 29 Nën 2022 | 15:14 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka diskutuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliun, raporton Ekonomia Online.

Aliu tha se buxhet i ndarë për këtë ministri është mbi 250 milionë euro. Sipas tij, ndarja e buxhetit është koncentruar në projektet më të rëndësishme si dhe për këto projekte është rritur buxheti krahasuar më vitin e kaluar.

“Totali i buxheti të ndarë për  MMPHI për vitin 2023 është 251 milion e 684 mijë e 833 euro. Koncentrimi për ndarjen e buxhetit e kemi bërë tekë projektet me madhore. Pra tash jemi duke hyrë tek projektet për vitin 2023, duke krahasuar me vitin 2022, Autostrada Prishtinë-Gjilan për vitin 2023 janë ndarë 27 milionë euro në buxhetin e viti 2022 kanë qenë 5 milionë euro, zgjerimi i rrugës Dollc- Gjakovë në vitin 2023 janë paraparë 11 milionë euro në vitin 2022 ka qenë 2.5 milionë euro, në ndërtimin e rrugës Prishtinë-Podujevë janë paraparë 6 milionë euro”.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se nga analiza e buxhetit nuk është parë ndarja e buxheti për ndonjë projekt konkret për rezervat e ujit si dhe për çështjen e shtretërve të lumenjve që pas reshjeve janë duke dal nga shtrati.

Mustafa po ashtu pyeti edhe për magjistralen Prishtinë-Podujevë që ka pasur probleme për shpronësimin, si dhe pse buxheti më i madh është ndarë në vitin 2025 dhe jo në 2023, duke e lidhur atë me fushatën zgjedhore.

Ministri tha se Kosova ka më së paku rezerva të ujerave në rajon.

Sa i përket çështjes se shtretërve të lumenjve ministri tha se janë duke punuar me urgjencë në planin për e menaxhimit të vërshimeve, plan ky që sipas tij, është duke u përkrahur nga BE-ja.

“Për çështjen e ujerave kemi rezerva me të vogla në rajon, rezervat tona nuk mjaftojnë për pije e jo më për ujitje. Ajo që është e domosdoshme është krijimi i rezervave dhe për këtë i kemi dy projekte. I kemi edhe tri projekte të tjera të studimit të fizibilitetiti”.

“Për çështje e shtretërve jemi duke e bërë planin e menaxhimit të vërshimeve, jemi me urgjencë duke punuar në këtë e kemi edhe mbështetjen e BE-së, do të ketë kosto. Sa i përket projektit Prishtinë-Podujevë shpronësimi ka qenë problem, jemi në detajizim. Sa i përket ndarjes së buxhetit nuk ka të bëjë me vitin, është çështje me planin dhe dinamiken e projekteve”, tha ai.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se buxheti i ndarë në përgjithësi nuk është i drejtë, sipas saj, ky është një buxhet politik.

“Po e shoh që është një rritje e buxhetit, por nuk është rritje e madhe, por duke parë që nuk e keni arrit ta shpenzoni buxhetin, në rrethana normale nuk rritet buxheti për vitin e ardhshëm. Duket që është buxhet politik, nuk është i drejtë ky buxhet” tha ajo.

Me datën 13 dhjetor ministri do të paraqite para këtij Komisionit ku pritet që ta bëjë një përmbledhje të punës 1 vjeçare në këtë ministri.

Lexo më shumë:

Të ngjashme