PROLOG
Kurrë s’ka qenë mirë.
Prandaj,
të gjithë kanë faj.
…
Të njëjtët që dikur rrënuan shtëpitë e shërimit;
që vodhën ilaçe,
aparatura mjekësore
e deri edhe ushqimin e pacientëve;
që i bartën me kamionë
drejt bizneseve të tyre…
Sot çuditen
para monumentit të mjerimit
që e ngritën vetë.
…
EPILOG
Kur LDK-ja ishte në pushtet,
edhe drutë e ngrohjes
barteshin me xhipa zyrtarë.
…
P.S.
Sorrat i tërheq shtëpia e shërimit.
Janë kureshtare ndaj vdekjes.
Tubohen
rreth sorrës
që nuk çohet më.
…
AUTOKRITIKË
Zbutu.
Mos u zbut.