Partitë opozitare në Hungari po përgatisin aktivitete të përbashkëta për të kundërshtuar politikat e presidentit Viktor Orban në mbështetje të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“24.hu” raporton se konsultimet po zhvillohen ndërmjet grupit të partive Dialog për Hungarinë (MSZP), Koalicioni Demokratik (DK) dhe Partisë Politikat Tjera Janë të Mundshme (LMP).
Opozitarët kërkojnë formimin e një komisioni parlamentar për këtë çështje, miratimin e një rezolute si dhe lëshimin e një komunikate të përbashkët.
Partitë opozitare e vlerësojnë të pavend dhënien e azilit për ish-kryeministrin maqedonas, i cili kërkohet nga autoritetet vendase për disa akuza.