Opozita ka urrejtje patologjike ndaj Kurtit, sipas ish-këshilltarit të tij

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurti, i cili nuk mbahet mend që të ketë pasur një paraqitje në televizon tani në cilësinë e analistit, ku nuk flet keq për partitë “e regjimit të vjetër” sikur ka qejf t’i quaj ai, mendon se opozita ka urrejtje patologjike ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në një postim në Facebookun e tij, ai madje ka shkruar edhe një “terapi” për opozitën.

Postimi i plotë:

për ‘opozitën’:
diagnoza: urrejtje patologjike ndaj albin kurtit.
terapia:

  1. ecje e shpejtë çdo ditë nëpër shtigjet e gërmisë (9.6 km të tri shtigjet, kryhet per max 90 min);
  2. ushqim i shnetshëm, kryesisht pemë e perime… ujë me ph mbi 8, vo veç t’katunit, vaj ullini ekstra virgjin…
  3. terapi grupore n’hapësina t’mëdha e t’mbylluna, pa prani t’mediave dhe pa telefona, ku e shani fort albin kurtin dhe e nxjerrni krejt t’keqtit.

Të ngjashme