Opozita kërkon uljen e TVSH-së dhe akcizës për naftën, pushteti refuzon

Prishtinë | 03 Pri 2026 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Të premten, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, pushteti dhe opozita patën debate rreth rritjes së çmimeve e derivateve. Seanca u karakterizua nga përplasje të forta mes deputetëve, madje në një moment pati edhe tensione, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite ishte vetëm një pikë: shqyrtimi i një rezolute që trajton rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e reagimit nga Qeveria dhe ndikimin e kësaj situate në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Deputetët e opozitës kërkuan uljen e akcizës dhe të TVSH-së, por kjo ide u kundërshtua nga shumica në pushtet.

Pas një pauze, fillimisht deputetët e Vetëvendosjes nuk ishin të pranishëm në sallë, ndërsa më vonë disa prej tyre iu bashkuan seancës, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

Kjo seancë e jashtëzakonshme ishte kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me mbështetjen edhe të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Të ngjashme