Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, opozita ka kundërshtuar shqyrtimin e Propozimi-vendimit të Qeverisë së Kosovës rreth licencimit për Projektin e kompanisë “Envidity Energy Kosova LLC”.
Opozita poashtu ka kundërshtuar edhe shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës, për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e kompanisë “Sharr Cem” dhe “Titan Amerika”.
Kryetarja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se do të propozojnë që këto dy pika të rendit të ditës të shtyhen, shkruan Gazetafjala.
Ndërsa, Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këto dy pika të rendit të ditës nuk mund të kalojnë pa u bërë një studim i duhur.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është vendosur që seanca e radhës të jetë më datën 29 shtator, derisa kryeministri Isa Mustafa do të ketë dy interpelanca.