Deputetët e Serbisë, gjatë seancës së sotme parlamentare, kanë diskutuar për disa çështje të ndryshme, përfshirë edhe qëndrimin e Listës Serbe për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Partia opozitare, Lëvizja për Bashkimin e Serbisë ka kërkuar llogari nga qeveria e Ana Bërnabiqit që të jep detaje shtesë rreth pozicionimit të deputetëve serbë në Kosovë.
Deputeti opozitar, Djordje Vukadinoviq deklaroi se Marko Gjuriq duhet të jap garancinë se Lista Serbe nuk do të votojë për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
“…poashtu, Zyra për Kosovën në Kosovë dhe Metohi duhet të jetë në gjendje të garantojë se Lista Serbe në asnjë rrethanë nuk do të votojë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Armatën e Kosovës”, u shpreh ai.