Opozita në Shqipëri bllokon foltoren, PS kalon në votim programin qeverisës dhe kebinetin

Prishtinë | 18 Sht 2025 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Pas disa minutash seancë të tensionuar, opozita bllokoi foltoren duke mos lejuar kryeministrin Edi Rama të bëjë prezantimin e programit qeverisës.

Kjo e detyroi kryetarin e parlamentit, Niko Peleshi që të kalojë direkt në votim.

Kështu, është mbyllur brenda pak minutash seanca e kuvendit ku pritej të diskutohej e debatohej programi qeverisë Rama 4.

Me forcën e kartonit prej 82 votash, programi u miratua, ndonëse pritej që seanca të zgjaste për më shumë se 24 orë.

Mazhoranca vendosi të kalojë menjëherë në votim, pas dy paralajmërimesh nga kreu i qeverisë dhe drejtuesi i grupit të PS se nëse nuk do të lejohej debati do të votonte programin.

Tensioni nisi pasi kryeministri i “dha fjalën” ministres digjitale. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë gjë duke vijuar ta cilësojnë Diellën si antikushtetuese.

Teksa mazhoranca po votonte, deputetët e opozitës hodhën drejt kreut të kuvendit dhe kryeministrit rregulloren, që për ta po shkelet

Të ngjashme