Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” mbi takimin e zhvilluar gjatë ditës së sotme mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës në lidhje me reformën zgjedhore.
Topalli, e cila njihet si një zë kundër ndaj kreut demokrat Basha, shkruan se pasi gjykata pushoi çështjen, palët rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.
Një ditë më parë, Gjykata pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës në lidhje me lobimin rus, ndërsa këtë të martë përfaqësues të opozitë jashtë parlamentare u takuan me bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore./A2/