Grupi parlamentar i PD dhe i LSI kanë depozituar një kallëzim penal ndaj kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, për zgjedhjen e Bujar Sheshit si anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas demokratëve, ai rezulton bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit. Opozita deklaron se, Arta Marku ka shpërdoruar detyrën duke kualifikuar Bujar Sheshin si kandidat për në KLP, pa pritur më parë përgjigjen e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.