Kryeprokurorja Marku takon ambasadorët e BE-së dhe Gjermanisë

Prishtinë | 19 Mar 2018 | 09:18 | Nga

Kryeprokurorja Arta Marku zhvilloi mëngjesin e sotëm takime të ndryshme me ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe atë të Gjermanisë, Susanne Schutz.

Mësohet se këto takime u mbajtën në kuadër të informimit në lidhje me ecurinë e reformës në Drejtësi dhe procesin e vettingut.

Në njoftimin për media të prokurorisë, thuhet se kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe Ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz u pajtuan për mbështetjen e të gjithë faktorëve për të mundësuar përfundimin me sukses të të dy zhvillimeve reformuese të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Të ngjashme