Arta Marku: Mungesa në ligj për të ndëshkuar prokurorët

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurorja e Shqipërisë, Arta Marku shpreh keqardhje që qytetarët denoncojnë më parë në media se sa në organin e akuzës, duke treguar se nuk kanë besim sa duhet te Prokuroria.

Këto deklarata shefja e përkohshme e organit qendror të akuzës i bëri nga Durrësi, ku mori pjesë në analizën vjetore të punës së prokurorive të Durrësit, Kavajës dhe Elbasanit, raporton abcnews.al, transmeton Klan Kosova.

Një tjetër problem që kryeprokurorja Marku ngriti në këtë takim, ishte vakumi ligjor. Sipas Markut, Prokurori i Përgjithshëm nuk mund të dërgojë në KLP prokurorë për procedim, pasi ka dispozita kalimtare.

Për këtë arsye kryeprokurorja e përkohshme i kërkon Parlamentit të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore.  Arta Marku, tha se po cënohet imazhi i prokurorit dhe situata duhet të ndryshojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme