Mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Demokratike është zhvilluar me debate.
Dy ditë pas protestës deputetët kanë kërkuar që të nisë bojkoti i parlamentit.
Sipas tyre kjo qeveri dhe ky parlament nuk mund të kerë vijimësi normale për sa kohë dy ministra të Brendshëm janë të lidhur me drogën.
“Ajo që na mbetet është bojkoti. Ne duhet të shkëputemi nga ky Parlament. Ramës ia dhamë kohën e duhur për Xhafën”, është shprehur Flamur Noka.
Edhe deputetë të tjerë janë shprehur pro bojkotit, ndërsa ende nuk dihet se cili do jetë qëndrimi i kreut të PD-së, Basha.
Pritet që pas mbledhjes ai të japë një deklaratë për mediat në lidhje me vendimin.