Tri partitë opozitarë Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën kanë kundërshtuar ashpër vazhdimin e dialogut me Serbinë.
Përmes një konference të përbashkët shefat e tri grupeve parlamentare opozitare kanë thënë se dialogu me Serbinë duhet të ndërpritet, pasi që sipas tyre, Serbia po ndërhynë në punët e shtetit të Kosovës.
Ata kanë theksuar se shkuarja në Bruksel për bisedime e kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi, është nënshtrim i shtetit të Kosovës ndaj Serbisë.
Shefja e grupit parlamentar të Nismas për Kosovën, Valdete Bajrami, ka theksuar se i kanë mbledhur 30 nënshkrime për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, për arsye të takimit të dialogut që ka filluar sot në Bruksel. Mirëpo u mungojnë edhe 9 nënshkrime.
Shefja e grupit parlamentar të Nismas për Kosovën, Valdete Bajrami, ka theksuar se i kanë mbledhur 30 nënshkrime për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, për arsye të takimit të dialogut që ka filluar sot në Bruksel. Mirëpo u mungojnë edhe 9 nënshkrime.
“Shkuarja e Mustafës dhe Thaçit në Bruksel është nënshtrim ndaj shtetit serb, s’kemi qenë asnjëherë të barabartë në dialog. Opozita është zëri i popullit dhe duhet të ketë një unitet. Thaçi e Mustafa është dashur të marrin leje nga Kuvendi për të vazhduar dialogun. Ne konsiderojmë që është momenti i fundit edhe Brukselit dhe Serbisë që me Kosovën nuk luhet”, ka thënë Bajrami.
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se Qeveria ka pasur tri premtime: “i pari ka qenë se Serbia do ta njoh Kosovën, i dyti do të ndodh integrimi i Kosovës dhe i treti ka qenë se do të ndodh integriteti i serbëve të Kosovës”.
“Kemi një udhëheqje të papërgjegjshme dhe do të bëjmë çka të mundemi që dialogu të ndërpritet. Ata shkojnë në Bruksel pa u pyetur fare opozita, pa diskutuar me opozitën”, ka thënë Konjufca.
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se “kemi një udhëheqje të papërgjegjshme dhe do të bëjmë çka të mundemi që dialogu të ndërpritet. Ata shkojnë në Bruksel pa u pyetur fare opozita, pa diskutuar me opozitën”.
” Dialogu duhet të rikonsiderohet, të rimendohet kështu ka deklaruar edhe Isa Mustafa dhe relacionet me Serbinë nuk janë monopol. Qysh është e mundur që krerët e shteti shkojnë krye në vete të bëjmë kompromise për Kosovën pa na pyetur neve, Kuvendin pra opozitën”, ka deklaruar Konjufca.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i ka quajtur servilë kryeministrin Mustafa dhe presidentin Thaçi, duke thënë se “a ekziston për ta Kuvendi i Kosovës”
“Dua t’i pyes këta kryeservilë se a ekziston për ta Kuvendi i Kosovës. Këta janë servilë të Serbisë të cilët kanë shkuar të bisedojnë me shtetin dhe qeverinë serbe të cilët janë pasardhës të Millosheviqit. Ata atje nuk kanë shkuar të bisedojnë për ndaljen e Ramush Haradinaj, e as për problemet të cilat i ka sjell Serbia në Kosovë. Gjate këtyre 5 vjetësh dialog ka fituar vetëm Serbia, e cila është afër Bashkimit Evropian dhe Kosova vazhdon të jetë ende me fusnotë. Bisedimet duhet të ndalohen dhe riformatohen në mënyrë që të shkojnë qartë me qëllime të duhura që të bisedojë me Serbinë”, ka deklaruar Lekaj.