Opozitarja bjelloruse inspirohet nga Muri i Berlinit për kundërshtimin e Lukashenkos

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tsikhanounskaya, ka vizituar një pjesë të Murit të Berlinit para takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, duke thënë se ka parë një shembull inspirues për transformimin e shtetit të saj.

Tsikhanouskaya, është opozitarja e cila thotë se i ka fituar zgjedhjet e fundit presidenciale në Bjellorusi dhe e kundërshton ashpër Presidentin Lukashkenko, për vjedhje të mandatit dhe manipulimeve, shkruan Reuters.

“Gjëa e parë që kam bërë në Berlin është ta vizitoja Murin e Berlinit”, ka deklaruar ajo. Ajo shkoi në Potsdmaer Platz, pjesë qendore e Murit, ku aktivistët kanë pikturuar ngjyrat kombëtare të Bjellorusisë.

Që nga zgjedhjet e gushtit, në Bjellorusi janë organizuar protesta masive nga qytetarët, duke kundërshtuar Presidentin Lukashkenko dhe pretendimet se ai ka manipuluar procesin zgjedhor.

Të ngjashme