Fondacioni për Shoqëri të Hapur Soros do të mbyllë zyrat e saj në Budapest, në një kohë kur në krye të qeverisë është rikonfirmuar kryeministri i djathtë Viktor Orban.
Mediet ndërkombëtare bëjnë me dije se fondacioni i Sorosit do të zhvendoset nga Hungaria në verë dhe do të hapë një degë të re në Berlin.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban i shpalli luftë të hapur Sorosit, duke e akuzuar miliarderin se ka pasur një plan të organizuar për infiltrimin në Europë të emigrantëve myslimanë nga Afrika dhe Lindja e Afërt.
Sipas Orbanit, institucionet që miliarderi financon, ndër to Universiteti Qendror Europian në Budapest, sipas Orban, janë vetëm një mjet për të arritur këtë qëllim.
Orban e bëri të qartë që në këtë mandat elektoral do t’i japë goditjen e fundit OJF-ve të Sorosit, përmes mjeteve ligjore.
Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, që u themelua nga filantropi bëri me dije përmes një deklarate se: “Drafti i ri ligjor do të reduktojë ndjeshëm aktivitetet e shoqërisë civile në Hungari”.