Orban: Po s’na dha mjete BE, do t’i drejtohemi Kinës

Prishtinë | 11 Jan 2018 | 09:54 | Nga

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se viti 2018 është vit kyç për Europën, porse vendet e Europës së mesme do t’i kthehen Kinës nëse Bashkim i Europian nuk iu siguron mjete për ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme, transmeton Koha.net.

“Europa e mesme duhet t’i përballojë mungesat serioze kur bëhet fjalë për infrastrukturën dhe në këtë fushë ka ende shumë punë për t’u bërë”, ka thënë ai në samitin ekonomik të organizuar nga gazeta gjermane Die Welt, përcjell al jazzera.

Ai ka shtuar se Europa Qendrore ka nevojë për mjete financiare për ndërtimin e rrugëve të reja.

“Nëse BE nuk mund ta sigurojë përkrahjen financiare, do t’i kthehemi Kinës”, ka thënë ai.

Sipas fjalëve të tij, shtetet e Grupit të Vishegradit po dëshmojnë rritje dinamike dhe mund t’i arrijnë me sukses vendet perëndimore deri në vitin 2030 dhe të bëhen, bashkë me Gjermaninë, vende që japin më së shumti buxhet në BE.

Lidhur me emigracionin, Orban ka thënë se në këtë vit vendet e BE-së duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve. Ai ka përmendur rëndësinë e ruajtjes së kufijve të jashtëm të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme