Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, të mërkurën e përkrahu homologun e tij çek, Andrej Babis, në synimin e tij për mandat të ri qeveritar, duke i vënë në pah raportet e ngushta mes udhëheqësve, të cilët e kanë përkrahur njëri-tjetrin në mosmarrëveshjet me BE-në.
Republika Çeke do të mbajë zgjedhje parlamentare më 8 dhe 9 tetor. Sipas anketave, partia e kryeministrit Babis është në epërsi, por disa thonë se ai mund të mbetet pa partnerë për formimin e qeverisë së shumicës.
Partnerët e mundshëm mund t’ia ofrojnë pushtetin një koalicioni mes partisë kryesore opozitare të qendrës së majtë dhe grupeve të qendrës së djathtë, shkruan Reuters.
Në fushatë, i shoqëruar nga homologu hungarez, Babis theksoi se si ai dhe Orbani e kanë bllokuar planin e Komisionit Evropian për t’i shpërndarë azilkërkuesit nëpër vendet e BE-së sipas sistemit me kuota pas krizës së imigrantëve më 2015.