ORCA: 59 punime shkencore të kryera nga Universiteti i Ferizajt, në 2021-ën publikimet e profesorëve u përgjysmuan

Prishtinë | 04 Shk 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Që nga viti 2009 vetëm 59 punime shkencore janë kryer nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ndërsa mesatarja e përgjithshme është 2.11 për qind, ku ky Universitet zë vendin e katërt prej 7 Universitete Publike sa janë në Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo u bë e ditur nga raporti “Integriteti akademik, publikimi shkencor, dhe justifikimi i titujve akademikë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj”, i publikuar nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA).

Hulumtuesi i lartë në ORCA, Ilir Konushevci foli për disa nga statistikat e hulumtimit. Ai bëri krahasime ndërmjet Universiteteve publike në Kosovë.

“Kur flasim për publikimet  e universitetin e Ferizajt që prej vitit 2009 kemi gjithsej 59 punime shkencore, prej tyre 42 punime janë valide për avancim. Mesatarja e përgjithshme për kokë është 2.11 nga Universiteti i Ferizajt që e vë atë në vend të katërt. Prej të gjitha 7 universiteteve publike sa janë, Universiteti i Prishtinës ka 5 punime për kokë profesori që e vë në vend të parë dhe universiteti i Pejës 20.7 në vend të fundit”, tha ai

“Në vitin 2020 kemi 16 punime të publikuara kjo e bënë 27 për qind të totalit të punimeve që janë bërë që prej vitit 2009. Ndërsa në vitin 2021 publikimet e profesorëve janë gati përgjysmuar. 57 për qind e profesorëve nuk janë asnjë punim. Këta profesorë as titullin e tyre që e kanë se meritojnë. Kjo shifër e lartë universitetin e Ferizajt e rendit të dytë”, ka thënë ai.

Teksa ka folur për këtë raporti, Konushevci tha se në revista mashtruese janë 23 punime të bëra nga 11 profesorët e Universitetit të Ferizajt.

“Universiteti i Ferizajt është në vend të pestë ku 39 për qind të profesorëve që kanë publiku në revista të dyshimta, ndërsa në vend të parë universiteti i Mitrovicës me 78 për qind. Prej 28 profesorëve që i ka Universiteti i Ferizajt, 61 për qind prej tyre nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik”, tha ai.

Ndërsa Adea Kondirolli menaxhere e projekteve tha se ky hulumtim është i fundit për të gjitha universitetet publike në Kosovë. Tha se sfidues ka qenë mungesa e transparencës.

“Ka qenë shumë sfidues për shkak të mungesës së transparencës. Të gjitha Universitetet tjera publike kanë të publikuar CV e stafit akademik. Kur i kemi drejtuar një kërkesë ata nuk janë përgjigjur. Në këtë universitet nuk ka rregullore ose nuk është e publikuar për shkak të mungesës së transparencës. Nuk ka rregullore për emërimin dhe e stafit akademik  i cili detajizon kriteret për avancimet e profesorëve”, tha ajo.

Të ngjashme