ORCA kundërshton emërimin e anëtarëve në Këshillin Drejtues në Universitetet Publike

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka organizuar aksionin simbolik “Kali i Trojës në universitete publike”, pasi sipas tyre pesë profesorë të kolegjeve private janë emëruar në Këshillin Drejtues në Universitetet Publike.

Leotrim Pajaziti student në Universitetin Publik, “Hasan Prishtina”, ka treguar se kush profesorë dhe për cilat universitete bëhet fjalë.

“Këshilli drejtues është organi më i rëndësishëm dhe vendosja në krye të Universitetit të njerëzve që rrogën primare e marrin në institucione private është skandaloze. Kjo është futje e “kalit të trojës” në UP në vend. Ky veprim përbën konflikt të hapur. Kolegjet private e rrezikojnë cilësinë e arsimit në vend për afera korruptive milionëshe. Komiteti i kongresit do te vazhdojë me aksione për veprime të tilla denigruese. Ne do të monitorojmë punën e këshillit drejtues dhe bëjmë thirrje ministrisë të marrë masa”, ka thënë Pajaziti.

Profesorët që akuzohet nga ORCA.

  1. Majlinda Belegu nga Kolegji AAB është emëruar anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
  2. Sevim Mustafa nga Kolegji AAB është emëruar anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
  3. Agron Hajdari nga IBCM është emëruar kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.
  4. Florian Qehaja nga Kolegji Universum është emëruar anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, dhe
  5. Hazir Gashi nga Riinvest është emëruar anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Të ngjashme