Organizata Botërore e Shëndetësisë: Nuk ka ende dëshmi se mikroplastikat në ujë janë të dëmshme

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Shkencëtarët vazhdimisht po gjejnë mikroplastika në ujë të pijshëm, por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ende nuk ka dëshmi se kjo e rrezikon shëndetin e njeriut.

Sidoqoftë, trupi i Kombeve të Bashkuara ka reaguar duke thënë se më shumë hulumtime duhet të kryhen për të kuptuar si plastika shpërndahet në ambient dhe arrin deri në trupat e njerëzve.

Në përgjithësi ende nuk ka definicion të mikroplastikave, por konsiderohen të jenë më të vogla sesa një milimetër.

Prodhimi i plastikës është rritur jashtëzakonisht dekadave të fundit dhe pritet të dyfishohet deri në vitin 2025 – që do të thotë se sasi më e madhe e plastikave do të përfundojë në furnizime të ujit, në tuba, e madje edhe në trup të njerëzve.

Të ngjashme