Organizata për Mbrojtjen e Integriteti dhe Dinjitetit Kombëtar “Shqiptari”, në një deklaratë publike, ka bërë ftesë për rebelim ndaj importimit, siç shprehen ata, të antivlerave në trojet shqiptare.
“Ftojmë të gjithë atdhedashësit, të gjithë ata që janë krenarë me emrin e tyre shqiptar dhe me historinë tonë të lavdishme, të gjithë ata që kanë simbol krenarie heronjtë tanë, Skënderbeun, Nënë Terezën dhe Adem Jasharin e të tjerët, që të rebelohen ndaj këtyre dukurive që po importohen në vendin tonë dhe të përgjigjen me largimin dhe shkatërrimin e tyre”, thuhet në këtë deklaratë.
Mes tjerash në këtë deklaratë kërkohet që të poshtërohen publikisht “pantallona-shkurtërit” e mjekroshët, dhe ato që bartin ferexhe.