Organizatat e drejtuara nga gratë përfitojnë rreth 64 mijë €

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 11:31 | Nga

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) ka shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), që kapin shumën prej rreth 64 mijë euro.

Igballe Rugova, drejtoreshë Ekzekutive e RrGGK-së, tha se ky rrjet po mundëson realizimin e programit me ndihmën e donatorëve të ndryshëm. Ajo falënderoi të gjithë ata që po ndihmojnë projektet e grave të Kosovës, sidomos ato gra që kanë përjetuar dhunën e luftës e që janë edhe kryefamiljare.

“Nuk jemi donator por jemi një shtyllë që realizojmë programin e  Rrjetit të Grave sepse pamë që me ndihmën e donatorëve u bëmë urë lidhëse për anëtaret e rrjetit. U ndihmuam atyre që nuk kanë qasje te donatorët e që me grande të vogla të organizojnë punë më të mëdha. Nga 2012 kemi përkrahur 85 organizata për të cilat kemi mbledhur 355 mijë euro”, tha Rugova gjatë prezantimit të saj.

Përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Evropianë në Kosovë, Dario Di Benedetto ka tri qëllime për nisjen e 14 projekteve të cilat janë përfituese të grandeve. Gjithashtu ai lartë ceki edhe përfaqësimin gjinorë në politikë bërje, shkruan EkonomiaOnline

“Qasja nga poshtë- lartë e cila nënvizon qasjen lokale, Ky është organizim është efektiv do shtyrjen e grave për vendimmarrjen politike e sidomos në zonat rurale. Gjithashtu përfaqësimi i asistencës së donatorëve do të i ndihmojë gratë e shënjestrume të Kosovës”, tha Benedetto.

Fjalën e morën edhe grat të cilat ishin të përfshira në këtë rrjet, duke falënderuar Rrjetin e Grave për mundësit dhe integrimin që kanë fituar falë anëtarësimit të tyre si organizata të vogla në RrGK.

Përfitues të këtij grandi janë 17 organizata anëtare të Rrjetit.

Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë së RrGGK 2015-2018, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGGK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme