Organizata të ndryshme që mbrojnë ambientin janë të shqetësuar për aktivitetet biznesore që mund të cenojnë lumin Vjosa në Shqipëri.
Përpjekja për të shpëtuar lumin Vjosa nga hidrocentralet ka shtyrë këto organizata mjedisore që të propozojnë krijimin e një parku kombëtar.
Ky ekosistem unik, do të shërbente si vend strehimi apo pushimi për një numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të jetës së egër.
Organizata nga Evropa që angazhohet për mbrojtjen e mjedisit “Patagonia” ka bërë një kërkesë në drejtim të klasës politike në Shqipëri në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Ajo ka propozuar krijimin e një parku kombëtar në lumin Vjosa me ç’rast do të mbroheshin 300 kilometra ujëra dhe mbi 1100 specie të botës së egër që jetojnë në këto mjedise.
Për më tepër kjo organizatë thotë se ky do të ishte parku i parë i natyrës në Evropë Ilojit të tillë që lidhet me lumenjtë.
Kjo organizatë ka bërë thirrje klasës politike që ta mbështesë një kauzë të tillë.