Shkencëtarët ndërkombëtarë, studime në Lumin Vjosa për Hidrocentral

Prishtinë | 28 Pri 2017 | 16:10 | Nga

Prej 4 ditësh një ekip i përbërë nga 30 shkencëtarë nga Austria, Gjermania, Sllovenia dhe Shqipëria, po kryejnë studime shkencore në Lumin e Vjosës të parë efektet që pritet të ketë ndërtimi i Hidrocentralit të Pocemit.

Në një konferencë të mbajtur dje në fshatin Kutë, ata prezantuan rezultatet e para ku janë identifikuar 20 lloje të ndryshme të peshqve për vetëm dy ditë.

Profesori Fritz Schiemer nga Universiteti i Vjenës, teksa foli për vlerat e lumit të Vjosës, bëri thirrje për të ndaluar ndërtimin e Hidrocentralit.

“Gjatë një jave do të studiojmë ekosistemin unik të Vjosës. Nëse HEC-i do të ndërtohet këtu, të gjithë dalim të humbur. Para se të ndërtohet një HEC duhet të bëhen studime të ndikimit në mjedis. Këtu dëmet ekologjike do të ishin të mëdha jo vetëm për sa i përket përmbytjes që do shkaktonte humbjen e florës dhe faunës në zonë, por do të ulte dhe nivelin e ujërave nëntokësor”, tha Fritz Schiemer.

Ndërsa Besiana Guri, nga organizata mjedisore Eko Albania, tha se shkencëtarë nga e gjithë bota kanë firmosur një memorandum që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë për 3 vjet.

“Në lumin e Vjosës është një kërkesë që është firmosur nga 228 shkencëtarë nga e gjithë bota, të cilët kanë kërkuar që të paktën për 3 vjet në lumin e Vjosës të mos ndërtohet asnjë Hidrocentral për sa kohë që nuk ka studime të mirëfillta që tregojnë ndikimet që duhet të kishte ndërtimi i hidrocentraleve në këtë lumë”,tha Guri.

Kërkimet e shkencëtarëve janë shkrirë në 5 km gjatësi dhe 2 km gjerësi ne afërsi te fshatit Kutë, i cili sipas tyre mund të përmbytet nga rezervuari i digës nëse Hidrocentrali i Pocemit do të ndërtohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme