Ekonomia Online
FUNDIT

Organizohen me të madhe dasma këtë verë në Kosovë, këngëtarët të rezervuar për tërë sezonin

Organizohen me të madhe dasma këtë verë në Kosovë, këngëtarët të rezervuar për tërë sezonin

Sezona e dasmave në Kosovë pritet të fillojë së shpejti. E me lirimin e masave kundër COVID-19 edhe numri i dasmave është në rritje. Ndaj, këtë vit këngëtarët tanë i pret një agjendë e ngjeshur pasi që rezervimet veç janë bërë. Dy artistët e mirënjohur shqiptarë, Afrim Muqiqi dhe Meda në një prononcim për lajmi.net […]

Sezona e dasmave në Kosovë pritet të fillojë së shpejti.

E me lirimin e masave kundër COVID-19 edhe numri i dasmave është në rritje.

Ndaj, këtë vit këngëtarët tanë i pret një agjendë e ngjeshur pasi që rezervimet veç janë bërë.

Dy artistët e mirënjohur shqiptarë, Afrim Muqiqi dhe Meda në një prononcim për lajmi.net folën më shumë lidhur me sezonen e dasmave për këtë verë.

Për të gjithë ata që ende nuk kanë bërë rezervimet për dasma dhe dëshirojnë t’i kenë këta dy këngëtarë në mbrëmjen e tyre më të veçantë i pret një lajm i keq, e kjo pasi të dy artistët treguan se për këtë verë rezervimet kanë përfunduar.

“Rezervimet kanë përfunduar, shumica e rezervimeve janë të mbetura nga dy vitet e kaluara shkak i pandemisë”, tregoi këngëtari Afrim Muqiqi për lajmi.net.

“Rezervimet kanë filluar moti tek unë dhe ka përfundu numri i rezervimeve për këtë vit”, tha edhe artisti tjetër i mirënjohur, Meda.

Periudha, Qershor- Shtator është koha kur në trojet shqiptare organizohen një numër i madh i dasmave.

E të dy artistët treguan tutje se kur fillojnë dasmat dhe ne cilat vende kanë më shumë rezervime këtë vit.

Sipas këngëtarit Afrim Muqiqi, sezona pritet të fillojë nga 1 qershori dhe rezervime ka nga i tërë territori i Republikës së Kosovës.

“Ne jemi vlug të përgatitjes se sezonës të fillimeve te dasmave , aty këtu kanë filluar disa dasma te mbetura gjate pandemisë dhe sezona pritet të fillojë nga 1 qershori e rezervime kemi nga i tërë territori i Republikës së Kosovës” vazhdoi tutje ai.

Po ashtu edhe këngëtari shqiptar Meda tregoi se periudha e dasmave fillon nga qershori dhe rezervimet tërësisht janë nga trojet shqiptare.

“Sezona pritet të filloj nga Qershori dhe rezervimet janë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia pra të gjitha trojet shqiptare”, tha në fund ai.

Të ngjashme