Action for Mothers and Children në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe Institucionet Parashkollore “Yllkat” dhe “Fatosat organizoi programin “Lamtumirë kopshti im” e cila u mbajt në Sallën 1 Tetori më 29 Maj. Në kuadër të këtij programi u organizua edhe ekspozita “E ardhmja ime” me punimet artisitike të fëmijëve të moshës 5-6 vjeç nga të dyja kopshtet.
Ky bashkëpunim është e bazuar në programin “Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm” program ky i cili është implementuar në Institucionet Parashkollore “Yllkat” dhe “Fatosat dhe ka për qëllim vetëdijësimin e prindërve për rritje të shëndetshme të fëmijëve. Ky program është zhvilluar si një përgjigje ndaj rekomandimeve të Raportit Botëror të Kombeve të Bashkuara për Dhunën kundër Fëmijëve, të cilët kërkojnë eliminimin e ndëshkimit fizik dhe ndëshkimeve të tjera poshtëruese të fëmijëve, si dhe kërkojnë mbështetjen e prindërve për të mësuar qasje jo të dhunshme në rritjen e fëmijëve.
“Jemi shumë të lumtur se me rastin e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve patem rastin të organizojmë këtë ekspozitë me bashëpunëtorët tanë, program ky i cili përfundoi me mjaft sukses. Qellimi i kësaj ekspozite është rëndësia e fokusimit të secilit prind në të ardhmën e fëmijës së tyre duke dhënë përkrahjen e duhur përgjatë rrugëtimit në arritjen e qëllimeve afatgjata. Përkrahja dhe të kuptuarit e zhvillimit të fëmijës ndikon në zhvillimin e shëndetshëm dhe në procesin e të mësuarit ” u shpreh Labërie Çarreti , nga Action for Mothers and Children.