Policia ka arrestuar të martën në Skenderaj një person të dyshuar për veprën penale “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej veprimtari e kundërligjshme te lojërave te fatit.
“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre televizorë, tre kompjuterë, dy printerë, tiketa të basteve dhe një shumë e parave”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.