Këta janë dy të arrestuarit për bixhoz në Prizren

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një aksion kundër organizimit të lojërave të fatit në një lokal në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren, që rezultoi me dy të ndaluar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dy personat që u arrestuan si të dyshuar për organizim të bixhozit janë Alban Beshi dhe Bejtullah Ibrahimi.

Gjatë arrestimit të të dyshuarve, Policia ka sekuestruar edhe katër aparate në cilësinë e provave lidhur me rastin.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit policor të Stacionit Policor në Prizren dhe është iniciuar si “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme