Ekonomia Online
FUNDIT

Orkestrat s’mund të funksionojnë nëse varen vetëm nga shteti

Orkestrat s’mund të funksionojnë nëse varen vetëm nga shteti

Përderisa disa prej shteteve të rajonit përballen me sfida se si t’i menaxhojnë orkestrat e shumta, Kosova ka probleme të tjera. Bullgaria është një prej shteteve të Ballkanit me një zhvillim të madh në fushën e muzikës klasike. Secili qytet i këtij shteti ka orkestër, qoftë ajo profesionale ose jo. Financohen nga shteti dhe komunat […]

Përderisa disa prej shteteve të rajonit përballen me sfida se si t’i menaxhojnë orkestrat e shumta, Kosova ka probleme të tjera. Bullgaria është një prej shteteve të Ballkanit me një zhvillim të madh në fushën e muzikës klasike. Secili qytet i këtij shteti ka orkestër, qoftë ajo profesionale ose jo. Financohen nga shteti dhe komunat përkatëse. Megjithatë pagat nuk janë të larta. Prandaj problemi i tyre është fuzionomi ose reduktimi i tyre. Realiteti në Kosovë është krejt tjetër.

Orkestra e Filarmonisë së Kosovës është e vetmja që ka një program vjetor dhe formacion me profesionistë. Asnjë qytet tjetër i Kosovës nuk ka orkestër përderisa në kryeqytet përveç institucionit më të lartë muzikor në vend, funksionon edhe orkestra joprofesionale, “Rexho Mulliqi”. Një shembull krejt tjetër i sistemit menaxherial dhe funksionimit të orkestrave është Kanadaja.

Shembuj të situatës aktuale në këto tri shtete i kanë dhënë Momchil Georgiev, sekretar i përgjithshëm në shoqatën e të punësuarve të kulturës në Bullgari, Paul Mcewen president i “West Coast Symphony” në Vankuver të Kanadasë dhe Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë së Kosovës. Të tre u mblodhën të enjten në Qendrën Kulturore të BE-së në kuadër të edicionit të 13-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM” në panelin e diskutimit me temën “Menaxhimi i orkestrave. Përse kemi nevojë për orkestër të financuar nga shteti?”.

Të ngjashme